Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti janë futbollistët e radhës që kanë uruar shqiptarët për rastin e 28 nëntorit.
Shqiptarët kudo nëpër botë, sot po festojnë 106 vjetorin e shtetësisë shqiptare.
Të shumtë kanë qenë lojtarët që kanë uruar popullin shqiptar për këtë ditë të shënuar.
Këtë së fundi e kanë bërë edhe Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, që luajnë së bashku në Bergamo, te skuadra e Atalantës në Serie A.
“Urime edhe nga shqipet e Bergamos”, ka shkruar Berisha, duke bashkëngjitur edhe një fotografi me shqiponjë.