Fabinho u transferua në verë te Liverpooli nga Monaco, ndërsa mbrëmë u përball me PSG-në në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori brazilian është kapur nga kamerat duke folur me Sadio Manen dhe Naby Keitan, ku ka bërë një deklaratë turpëruese.
“Hera e fundit kur kam luajtur këtu, kamë humbur, 7-1”, i thotë Fabinho, senegalezit.
Mane ia kthen menjëherë, “Por, ti u bëre kampion në atë sezon”, ndërsa braziliani sërish dështon t’i motivoj bashkëlojtarët e tij, “Jo, ajo ishte një sezon më parë”.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga tifozët e Liverpoolit, që e kanë quajtur atë një lojtar i dështuar.