Femra të njohura shqiptare shfaqen me veshje tradicionale, festojnë Ditën e Flamurit së bashku

Femra të njohura shqiptare shfaqen me veshje tradicionale, festojnë Ditën e Flamurit së bashku

Dje është festuar 106 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një fshat të Rugovës janë mbledhur disa nga personalitetet e ndryshme të gjinisë femërore të cilat janë veshur me kostume kombëtare, shkruan lajmi.net.

Është kjo Adelina Thaçi e cila ka publikuar disa fotografi në Instagram ku tregon se dje kanë festuar Ditën e Flamurit.

“n’Fshatin turistik “N’Mal” në Rugovë: Personalitete të ndryshme të gjinisë femërore nga treva të ndryshme shqiptare, veshur me kostume kombëtare shënuan festen e flamurit, duke përkujtuar kështu emra të veçanta të gruas shqiptare gjatë historisë.
– Për të festuar, njëherit kujtuar femrën shqiptare morën pjesë edhe Princesha Elia Zaharia, Anita Haradinaj, Justina Pula, Yllka Mujo, Shpresa Gashi, Dajana Berisha, Adelina Thaqi, Dijana Toska, Blerta Surroi, Vlora Dumoshi, Adriana Matoshi dhe Hana Haradinaj.
– Aktorja Vlora Nikçi kishte marr një iniciativë për të mbledhur në një takim të përbashkët feste, gra të suksesshme nga trojet shqiptare me rastin e 28 nëntorit, për të kujtuar personalitete të ndryshme të botës femërore shqiptare, të cilat kishin dhënë kontribut të pakrahasueshëm gjatë historisë, për zhvillimin e kulturës, vetëdijesimin dhe çlirimin e popullit shqiptare nga pushtues të ndryshëm, emrat e të cilave shërbyen si frymëzim brez pas brezi. Te gjitha te veshura me kostume kombëtare, te punuara me kujdese ne detaje, realizuan edhe një foto te përbashkët në nderë të zonjave të ndritura të kombit shqiptarë”, shkruan ajo.