Përse mjekët po bëjnë thirrje që të hiqni dorë nga ky medikament menjëherë

Ibuprofeni mund t'iu sjellë më shumë dëm sesa dobi.

Sipas mjekëve, ibuprofeni dhe medikamente të tjera jo steroide anti-inflamatore (NSAIDS), mund të kenë disa rreziqe serioze për shëndetin.

Administrata e Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA) paralajmëron se ato mund të rrisin shanset tuaja për sulme në zemër dhe goditje në tru.

Sa më gjatë që të vazhdoni të merrni medikamentin në baza ditore, aq më shumë do t’iu shtohen shanset për të zhvilluar një problem me zemër. Nëse jeni mbi 40 vjeç, rreziqet tuaja janë edhe më të larta.

Megjithatë, nuk është vetëm FDA dhe mjekët që përpiqen t’iu largojnë nga këto medikamente.

Një studim i kohëve të fundit, i publikuar në “The British Medical Journal”, ka studiuar 7 milionë pacientë. Ata gjetën se pjesëmarrësit që merrnin ndonjë formë të medikamenteve NSAID brenda 14 ditëve para studimit, kishin një shans 19% më të lartë për zhvillimin e dështimit të zemrës. Efektet e dështimit të zemrës ishin të varura nga dozimi.

Studimi gjithashtu zbuloi se faktorët e rrezikut gjithashtu varen nga lloji i NSAID-it të marrë. Ibuprofeni, në mënyrë specifike, ka treguar një rrezik 20% më të lartë të dështimit të zemrës.

Hulumtuesit thanë se megjithëse studimi konfirmoi se ibuprofeni dhe medikamente NSAID të tjera rrisin rrezikun e dështimit të zemrës, ka ende informacion të kufizuar për të kuptuar të gjithë faktorët, veçanërisht në lidhje me dozimin.

Rekomandohet të kryhen studime të mëtejshme për të fituar më shumë njohuri në lidhje me këtë temë.