Vdes ish-presidenti i Barcelonës

Vdes ish-presidenti i Barcelonës

Barcelona është në zi pas lajmin për vdekjen e ish-presidentit të saj, Josep Lluis Nunez, në moshën 87-vjeçare.

Për 22 vjet, Nunez e udhëhoqi klubin katalonas dhe epoka e tij u shënua me sukses të madh sportiv në të gjitha frontet, përfshirë suksesin e jashtëzakonshëm evropian të Johan Cruffit me ekipin e tij të ëndrrave, transmeton gazeta Express.  

Stili inovativ i menaxhimit i Nunezit ishte dicka e re dhe ndryshe në futbollin spanjoll dhe sipas shumë njerëzve ai e transformoi Barcelonën plotësisht në një klub modern të futbollit.

Nën udhëheqjen e tij stadiumi “Camp Nou” i zgjerua dy herë, akademia La Masia shtoi edhe konvikt për lojtarët, si dhe u krijuan Mini Estadi dhe muzeu i Barcelonës.

Nunez lojtarë të mëdhenj si Diego Maradona, Michael Laudruo, Ronaldo Nazario dhe Rivaldo u sollën në klub gjatë kohës së tij.