Barcelona ‘siguron’ përforcimin e parë për vitin 2018

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona është e bindur për kualitetet e Yerry Minas dhe do ta transferojë në Camp Nou.

Yerry Mina është duke kaluar ditët e tij të fundit të pushimeve në Kolumbi.

Ai synon ta fillojë vitin 2018 si futbollist i Barcelonës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona është e bindur për kualitetet e tij dhe do ta transferojë në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mina mund ta zë vendin e Javier Mascheranos i cili ka vendosur të largohet nga Barcelona në fillim të vitit 2018.