‘’Savash’’ nderohet me një çmim të rëndësishëm

Murat Yildirim është njëri prej aktorëve turk që pëlqehet shumë nga shqiptarët.

Murat Yildirim te publiku shqiptarë u bë i njohur me rolin e ‘’Savashit’’ nga njëra prej telenovelave turke.

Duke qenë se është një prej aktorëve që i janë besuar shumë role, ai padyshim se konsiderohet edhe më i miri në Turqi.

Megjithatë, këtë vit aktori po e mbyll me një rol të ri që nuk ka të bëjë me jetën skenike të filmave apo serialeve.

Në fakt, ai gjatë vitit 2018 ishte moderator i shout të diturisë të njohur si “Kush do të bëhet milioner” dhe për punën e suksesshme është shpërblyer me çmim të rëndësishëm.

‘’Savash’’ është nderuar me çmimin “Moderatori më i mirë mashkull i vitit 2018” për çka edhe i ka falënderuar bashkëpunëtorët.