• E mërkurë / Jul-24 04:14
  • Kontakt

Shokon aktori i njohur: Kam rrahur e keqtrajtuar gruan gjatë shtatzënisë

Shokon aktori i njohur: Kam rrahur e keqtrajtuar gruan gjatë shtatzënisë

Aktori shumë i dashur për shqiptarët tregon anën e errët.

Ylli i filmit të arteve marciale, Jackie Chan në librin “Never Grow Up”, i nxjerr në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm, transmeton lajmi.net.

E gjithë kjo sipas tij pasi fama ka ndikuar negativisht.

Të gjitha paratë që i ka fituar i shpenzonte në lojëra të fatit dhe po ashtu pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.

Jackie Chan njihet për rolet e tij në shumë filma, shpesh është cilësuar si aktori i preferuar i shumë adhuruesve të rolit të tij madje ka fituar edhe çmimin Oscar.