• E mërkurë / Dec-19 14:45
  • Kontakt

Ekspertët: Ja sa herë duhet të kryeni marrëdhënie, për të ngelur shtatzënë

Ekspertët: Ja sa herë duhet të kryeni marrëdhënie, për të ngelur shtatzënë

Sipas hulumtimit të botuar nga Universiteti i Indiana në dy gazeta 'duke përfshirë Fertility dhe Sterility' dhe në 'Fiziologji dhe Sjellje', seksi i shpeshtë shkakton ndryshime në sistemin imunitar që mund t'ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë.

Të gjeturat u mbështetën në të dhënat nga një studim i 30 pjesëmarrësve femra, të gjitha me stile jetese të ngjashme, duke përjashtuar një faktor përcaktues – jetën e tyre seksuale.

Gjysma prej tyre ishinaktive seksualisht në atë kohë dhe gjysma tjetër jo. Rezultatet treguan ndryshime në sistemin imunitar  për gratë që ishin seksualisht aktive, të cilat mund të përmirësonin problemet e fertilitetit, ndërsa gratë e tjera nuk panë ndryshime në qeliza.

Ekspertja e fertilitetit, Emma Cannon, i inkurajon klientët e saj që të kryejnë rregullisht marrëdhënie seksuale sepse mund të përmirësojnë cilësinë e spermës.

“Është e rëndësishme për çiftet që të bëjnë seks gjatë gjithë muajit dhe jo vetëm të synojnë ovulimin,” deklaroi ajo.

Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë për të mbajtur spermën në kualitet të lartë është të kryeni marrëdhënie seksuale çdo 48 orë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48