• E mërkurë / Apr-24 18:21
  • Kontakt

Hamilton dhe Vettel: Vitin e ardhshëm edhe Verstappen në garë për titullin e kampionit në Formula 1

Në Max Verstappenin do të duhet të llogaritin favoritët për titullin e kampionit të Formula 1.

Ky është mendimi i kampionit të këtij viti Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel.

Holandezi pati një gjysmë sezoni të fortë, e cila gjë bëri që të përfundonte në top katërshen e madhe të garës me vetura të shpejta.

Edhe pse në moshën 21-vjeçare, besohet se është ylli i ardhshëm i sportit. Ai fitoi Çmimin e Madh të Austrisë dhe Meksikës.

Hamilton beson se garuesi do t’i bëj presion atij dhe Sebastian Vettel.

“Max [Verstappen] ka vozitur shumë mirë gjatë gjithë vitit dhe ka treguar qëndrueshmëri. Pra, nëse ekipi i tij bën punë dhe ofron një platformë me të cilën mund të konkurrojë edhe më afër neve, atëherë sigurisht që do të jetë në luftë për titull”, tha Hamilton.