Mourinho ‘thumbon’ Kloppin para derbit Liverpool – Man Utd

Jose Mourinho është paraqitur në konferencë për shtyp para derbit mes Liverpool dhe Manchester United.

Trajneri portugez ka tentuar të lë anash situatën të cilën po kalon Manchester United, duke e thumbuar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Jose Mourinho ka thënë se në futboll vlerë kanë vetëm troftë, duke iu referuar dështimeve të shumta të Jurgen Klopp, që ende nuk ka arritur të fitojë një titull të kampionit me Liverpoolin.

“Mendoj se përtej gjithçkaje, titujt janë ato që vlejnë më shumë. Për më tepër, kur ke organikën e duhur për të fituar, por edhe kur e ke shpallur prej kohësh si objektiv”, deklaroi Mourinho, duke iu referuar pikërisht gjermanit, që nuk ka fituar ende asgjë në Premierligë, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ndonjëherë mendoj se nuk është mirë ta thuash, por të humbësh kaq shumë finale, duket si një mallkim që të ndjek pas. Klopp ka shpallur si synim triumfin në Premierligë, ndaj të dielën ata do të bëjnë maksimumin për të fituar”