Këngën e ushtrisë e shkroi si 15 vjeçare, Adelina rrëfen rrezikun që i kanosej

Adelina Ismaili vite më parë i këndoi Ushtrisë së Kosovës.

Adelina Ismaili vite më parë këndoi këngën “Ushtrinë time”, kurse formimi i saj ndodhi pikërisht në ditën kur festoi ditëlindjen.

ë një intervistë për “Klan Kosova”, këngëtarja ka treguar detaje të këngës, ajo zbuloi se ishte vetëm 15 vjeçe kur e shkroi tekstin e kësaj kënge.

Madje, Adelina shtoi se nuk e dinte rrezikun që i kanosej deri në momentin kur e ëma i tregoi se çfarë kishte bërë.

Ajo ndjehet krenare për atë këngë, kurse kontributin për këtë arritje ia dedikon Ibrahim Rugovës.