32 skuadrat e mbetura në garë për Ligën e Evropës kanë mësuar kundërshtarët që do të përballen në 1/16 e finales.
Në vazon e parë ishin katër skuadrat që u eliminuan nga Liga e Kampionëve si dhe fituesit e grupeve në Ligën e Evropës:
Arsenal, Leverkusen, Benfica, Chelsea, Dinamo Zagreb, Dynamo Kyiv, Frankfurt, Genk, Inter, Napoli, Real Betis, RB Salzburg, Sevilla, Valencia, Villareal dhe Zenit.
Ndërkohë në vazon e dytë ishin skuadrat që përfunduan të dytat në grup por edhe katër skuadrat tjera që u eliminuan nga Liga e Kampionëve:
Bate Borisov, Celtic, Club Brugge, Fenerbahce, Galatasaray, Krasnodar, Lazio, Malmo, Olympiacos, Rapid Wiena, Rennes, Sporting Lisbona, Shakhtar Donetzk, Plzen, Slavia Praga, Zurich.
Interi pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve do të përballet me kampionin e shumëfishtë të Asutrisë, Rapidin e Vjenës.
Skuadra e shqiptarëve, Zurichu do të përballet me gjigantin italian Napoli. Chelsea që është skuadra favorite në Ligën e Evropës, do të përballet me ish-kundërshtarin e Dritës, ekipin suedez Malmo.
Lazio e Thomas Strakoshës, Valon Berishës e Riza Durmishit do të ketë punë tejet të vështirë me Sevillën.
Një tjetër skuadër e madhe në këtë garë, Arsenali do të ndeshet me Bate Borisov.
Të gjitha çiftet në Ligën e Evropës:
Plzen – Dinamo Zagreb
Club Brugge – RB Salzburg
Rapid – Inter
Slavia Praga – Genk
Krasnodar – Bayer Leverkusen
Zurich – Napoli
Malmo – Chelsea
Shakhtar Donetzk – Frankfurt
Celtic – Valencia
Rennes – Real Betis
Olympiacos – Dynamo Kiev
Lazio – Sevilla
Fenerbahce – Zenit
Sporting Lisbona – Villareal
Bate Borisov – Arsenal
Galatasaray – Benfica