2500 dinarë është shuma që do të paguani nga 1 janari për fëmijët me qëndrim ditor (Video)

2500 dinarë është shuma që do të paguani nga 1 janari për fëmijët me qëndrim ditor

Nga 1 Janari 2019 prindërit e fëmijëve të vegjël në Entin Parashkollor ''8 Marsi'' në Preshevë, nuk do të paguajnë më 4000 din siç kanë paguar vite me radhë për qëndrimin e fëmijëve tuaj, tani do të paguani vetëm 2500 din.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, ku ai në një konferencë për media tha se tani, prej 1 janarit prindërit për fëmijët e tyre të cilët vijojnë mësimin në Entin Parashkollor ''8 Marsi'' në Preshevë nga 1 janari do t'i zbresë shuma të cilën e kanë paguar nga 4000 din do të bëhet 2.500 din.

Senavare Shaqiri drejtoreshë e Entit parashkollor ''8 Marsi'' në Preshevë tha se për mua si drejtoreshë ky lajm është i mirëpritur dhe se kjo ka qenë kërkesë e kahmotshme e prindërve për të zbritur çmimin prej 4000 dinarë.

Ky lajm i ka gëzuar edhe prindërt e shumtë të cilët tani prej 1 janarit sdo të paguajnë më 4000 dinarë, por 2500, çka ishte edhe një kërkesë e kahmotshme e tyre për një gjë të tillë.