Hoeness me mandatin e ri si president do të ketë edhe një rol të ri te Bayerni

Hoeness me mandatin e ri si president do të ketë edhe një rol të ri te Bayerni

Uli Hoeness do të qëndrojë deri në vitin 2022 në krye te skuadrës gjermane të Bayern Munichut.

Gjermani pos postit të presidentit të klubit nga Bundesliga, do të ketë role të reja në politikën e transferimit të klubit

Sipas Bild, presidenti bavarez do të kontrollojë plotësisht transferimet dhe se vulën e fundit do ta vendos vetëm ai.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic do të organizojë transferimet në emër të klubit, por Hoeness do të ketë fjalën kryesore kur vjen puna te marrëveshja përfundimtare.

Kështu do të jetë në gjendje të vërë veton për çdo transferim që tejkalon 25 milionë euro si dhe transferimeve që nuk iu konvenon klubit.


Më parë, njeriu i parë i gjigantit bavarez shpesh vuri në dukje se klubi nuk dëshiron t’i paguajë shuma të mëdha për futbollistët.

Ndryshe, Bayerni do të ketë ndryshime edhe te lojtarët, ku pritet të largohen Franck Ribery si dhe Arjen Robben.