Ledjan Memushaj po përflitet gjithmonë e më shumë për një kalim të mundshëm tek Bari.
Është “Gazzetta dello Sport” që shkruan se ekipi i Serisë B që mban vendin e katërt në klasifikim, e kërkon mesfushorin vlonjat, si një përforcim për kualitetin e skuadrës.
Për Memushajn, Bari është gati të ofrojë shkëmbimin me mbrojtësin Arkimede Morleo.
Mes drejtuesve të Beneventos dhe ekipit të Barit pritet një takim në javën e ardhshme. Tek Bari, Memushaj do të gjejë edhe një mesfushor tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën.