Mesfushori i Evertonit, Ross Barkley pritet t’u nënshtrohet sot testeve mjekësore në Chelsea para transferimit në Stamford Bridge me vlerë prej 15 milionë funte.
Barkley refuzoi transferimin në Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në gushtin e vitit të kaluar.
Por, negociatat mes klubeve kanë vazhduar menjëherë pas rihapjes së afatit kalimtar dimëror më 1 janar, përcjell “lajmi.net”.
24-vjeçari refuzoi vazhdimin e kontratës në Everton dhe do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, duke i hapur rrugë kalimit te skuadra kampione nga Premierliga.