Maurizio Sarri ka kërkuar nga Chelsea të punësoj një psikolog në skuadër për shkak të krizës së lojtarëve.
Trajneri italian dëshiron që një psikolog ta bëjë kontrollimin e lojtarëve të tij, duke gjetur shkaktarin e krizës së tyre gjatë ndeshjeve.
Chelsea u mposht nga Leicester në fundjavën që shkoi me rezultat minimal, 0:1, ndërsa lojtarët ishin në krizë psikologjike gjatë ndeshjes.
Kështu, Sarri ka kërkuar nga bordi i klubit që ta punësojnë një psikolog për të zbuluar ngeciet e tyre gjatë ndeshjeve që i zhvillojnë.