Luka Modric ishte shumë afër të largohej nga Real Madrid në verën që shkoi, pasi Inter e kërkonte transferimin e tij.
Mesfushori kroat e fitoi Topin e Artë te skuadra spanjolle, por që zërat rreth të ardhmes së tij ende nuk janë shuar.
Por, Modric ka bërë të ditur se ai është i lumtur te Real Madrid dhe nuk dëshiron të largohet.
Kroati dëshiron ta mbyll karrierën në ‘Santiago Bernabeu’ edhe pse vazhdon të jetë në radarin e Interit.