35 vjeçari portugez është pa skuadër pas shkëputjes së kontratës me Besiktasin, pas problemeve financiare të skuadrës turke.
Mediet në Francë kanë raportuar se Pepe karrierën mund ta vazhdojë në Ligue 1.
Është agjenti Jorge Mendes që i ka ofruar Monacos së Thierry Henry shërbimet e mbrojtësit të Portugalisë.
Monaco po ballafaqohet me shumë probleme këtë sezon, dhe përvoja e Pepe mund të ishte e mirëseardhur për skuadrën franceze.
Ish kampionët e Francës, pas 18 xhirove në Ligue 1, rrezikojnë rënien në kategori më posht, ku me 13 pikë renditen në vendin e 19.