Trashësia e borës, sot ka sjell probleme qarkullimi në komunikacion, rrugën kryesore të qytetit -rrugica, fshatra dhe zona të thella , malësis së Karadakut të Preshevës.
Nga mëngjesi i sotëm përshkak të intensitetit të lart reshjeve të borës gjendja e rrugëve në disa lagje të qytetit, por edhe në aksin kryesor- rrugor që i lidhë fshatrat Miratoc – Rainc , me disa fshatra të komunës së Preshevës nuk janë pastruar në kohë reale nga kompanitë që janë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve në bazë të kontratës- kontraktuar me kompanin komunale për pastrimin e rrugëve ,, Moravica “ në Preshevë. Kompanit e kontraktuara në bazë të kontratës të lidhur me kompanin ,, Moravica” kan qen të obliguar të janë në terren, tërë natën duke kujdestaruar për të pastruar rrugët lokale dhe rrugicat e qytetit dhe të gjitha rrugët në nivel vendi që të jenë të kalueshme. Sot kam qen vet dëshmitar përshkak të reshjeve të borës, automjetet vështirë kalonin përballë njëri tjetërit, pasi rruga ishte ekstrem me borë e shtresuar ,gjithashtu edhe trotuaret për lëvizjen e këmbësorëve, ku vetëm një trasë e lirë e rrugës ishte në lëvizje të komunikacionit. Prandaj, vetë isha dëshmitar, ku një qytetarë nga fshati Rainc që nuk dua t”ia potencoj emërin e humëbi orientimin duke rrëshqitur dhe u ndesh me nje automjet tjetër, pasi ky aksident kishte mund me qen fatal. Pastaj filluan mos marveshjet se kush ishte gabim në këtë situat filluan ankesat edhe qytetarëve për rreth që ishin kalimtar rasti fajsonin kompanit e komunës. Gjendja edhe më e rëndë ishte në disa fshatëra të malësis së karadukut, ku rrugët kanë qen të bllokuar tërësisht. Kjo pa kurfar ironizimi, faji bien tek i pari i komunës z. Shqiprim Arifi si menaxhues i buxhetit Komunal të Preshevës, ka marrë vendim së bashku me drejtorin e kompanis,, Moravica “ të angazhoj me kontrat për pastrimin e rrugëve të disa fshatrave të komunës së Preshevës që për një orë pune që bëjnë për pastrimin e rrugëve nga bora të paguhen me çmim nga 5000 deri 7000 din nga taksat e buxhetit komunal që do të thotë për një orë pune në kundërvler janë paguar nga 50 euro. Me këtë problematik dhe situatë të rënduar përshkak të motit të ftohët dhe reshjeve të pandërprer të borës administrata komunale dhe organet kompetente komunale, a kan dal në teren me bë inspektimin e punëve, me cilin intensitet po punohet në teren për hapjen dhe pastrimin e rrugëve nga këto kompani në çdo segment të rrugëve kryesore të fshatrave dhe rrugicave të qytetit. A ka komunikuar kryetari i komunës z. Shqipërim Arifi, së bashku me drejtorin e ,, Moravicës” dhe Shtabin e emergjencave për situata të jashtëzakonshme se si është gjendja në zonat malore për të i dal në ndihmë çdo familje në zonat e thella të fshatrave të karadakut ku trashësia e borës kishte arrit mbi 50 cm.
Shkruan : Avni Selimi