ZYRTARE: Shpallet trajneri i muajit dhjetor në Premierligë

Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i muajit dhjetor.

Premierliga, ka shpërblyer më të mirët e muajit që lamë.

Është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, që është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit dhjetor, shkruan lajmi.net.

Trajneri gjerman drejtoi Liverpoolin në një muaj me shumë suksese, duke arritur shtatë fitore në shtatë ndeshje.