Koscielny jashtëzakonisht i lumtur me triumfin ndaj Chelsea, ka disa fjalë për shokët e skuadrës

Arsenal ka shënuar një fitore të madhe në derbin londinez kundër skuadrës së Chelsea.

“Gunners” triumfuan me rezultatin 2:0 falë golave të shënuara nga dyshja franceze, Alexandre Lacazette e Laurent Koscielny.

Ky i fundit është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes, dhe ka vlerësuar lartë shpirtin luftarak të skuadrës.

“Sot duhej të fitonim. Javën e kaluar kemi bërë një gabim dhe ishin në pyetje gjashtë pikë” ka thënë Koscielny për “BT Sport”, transmeton lajmi.net.

“Ishte e rëndësishme dhe përkushtimi ishte i jashtëzakonshëm nga të gjithë djemtë. Kemi folur shumë dhe e kemi shfaqur në fushë” ka thënë tutje kapiteni i Arsenal.

“Është mirë të luash në këtë mënyrë. Ne duam të luftojmë për njëri tjetrin” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi francez.

Koscielny realizoi një nga golat më qesharak por që ishte jashtëzakonisht i vlefshëm. Ai tentoi një goditje me kokë por goditi topin me krahun e tij, që përsëri përfundoi prapa shpinës së Arrizabalaga.