Pas akuzave për përdhunim, Chris Brown kthehet në SHBA

Chris Brown është kthyer në SHBA, më pak se një javë pasi u arrestua jashtë shtetit si i dyshuar për dhunim të një gruaje, fakt të cilin e mohoi...

Chris Brown arriti me avion privat në aeroportin e Van Nuys në Los Angeles, të shtunën pasdite, shkruan TMZ.

Çdonjëri nga ekuipazhi dukeshin të qetësuar pas këtij udhëtimi të gjatë dhe një jave të trazuar në Paris.

Ashtu siç është raportuar, Brown u arrestua nga policia franceze të hënën pasi një grua pretendoi se ishte përdhunuar nga këngëtari në hotel.

Ai u lirua disa orë më vonë, ndërsa ka hedhur poshtë rastin e përdhunimit.