Kantautori nga Shqipëria, Alban Skenderaj ka lansuar këngën e re audio të titulluar “Jetë”.
Tekstin dhe muzikën e këtij projekti e ka realizuar vetë këngëtari kurse për producimin është përkujdesur Endri Shani.
Ndonëse pa videoklip, kënga me tu publikuar ka marrë shumë reagime dhe komente nga fansat e tij në YouTube.
Skenderaj është ndër artistët e rrallë që në tekste përshkruan gjëra reale dhe mjaft të veçanta.