‘Ciao’ Inter, Icardi te top klubi nga La Liga?

Dy klube të reja nga La Liga kanë hyrë në garë për transferimin e kapitenit të Interit, Mauro Icardi.

Mauro Icardi pritet të largohet nga Inter, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas ka filluar të zgjojë interesim nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Por, pas Juventusit, Manchester United dhe Chelsea, në garë për blerjen e tij kanë hyrë edhe dy top klube nga La Liga.

“AS” shkruan se Icardi ka zgjuar interesim edhe në qytetin e Madridit.

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë hyrë në garë për transferimin e tij nga Inter, gjatë afatit kalimtar të verës.