Real Madridi do të përballet me Barcelonën në ‘Camp Nou’ në kuadër të Kupës së Mbretit.
Garetb Bale do të jetë lojtari që do të marrë vëmendjen më të madhe te madrilenët në këtë ndeshje, përcjell lajmi.net.
Mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi do të vendos për fatin e tij në këtë përballje me Barcelonën.
Bale po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon, andaj madrilenët po i japin atij shansin e fundit ta tregojë vetën, ndryshe do ta shesin në këtë verë.