Gareth Bale ka zbuluar se ai dhe Zinedine Zidane kishin raporte vetëm profesionale, pasi shokë as që mund të imagjinohej.
Ylli uellsian ka zbuluar se ai ishte i acaruar që kishte qëndruar në stol në finale ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, andaj raportet mes tyre ishin të përkeqësuar.
“Ne nuk kishim raporte të mira, pasi ai nuk më fliste dhe unë vazhdoja ta bëjë të njëjtën gjë”, tha fillimisht Bale.
“Isha i frustruar me të kur qëndrova në stol në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit edhe pse po kaloja në një formë të mirë.
“Ne i kemi lënë pas shpinës ato gjëra, andaj do të vazhdojmë të shikojmë për të ardhmen.”, ka shtuar më tej uellsiani.