Sipas ‘The Guardian’, Sarri do të jetë në bankinën e Chelsea për ndeshjen e së enjtes kundër Malmos në Ligën e Evropës.
Chelsea në fillim të muajit shkurt janë mposhtur 6:0 nga Manchester City në ‘Etihad Stadium’, për një nga humbjet më të thella në histori të tyre, ndërsa në fundjavë janë eliminuar edhe nga FA Cup, duke u mundur 0-2 nga Manchester United në ‘Stamford Bridge’.
Presidenti i Chelsea, Roman Abramovich, vendimin përfundimtar për të ardhmen e Sarrit pritet të marrë pas ndeshjes të së dielës kundër Manchester City.
Chelsea të dielën zhvillon finalen e EFL Cup ndaj skuadrës së Pep Guardiolas, dhe një humbje eventuale në këtë ndeshje, do të shënonte edhe fundin e italianit në Londër.