Bebe Rexha fotografohet në krahët e këtij mashkulli

Është publikuar një fotografi, Bebe Rexha në krahët e një mashkulli.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha në foton e fundit të publikuar në Instagram shihet në krahët e një mashkulli mirëpo nuk ka të bëjë me raportet e afërta si çift.

Bebe ka treguar se mashkulli në krahët e të cilit shihet është miku i saj i ngushtë.

“Miq të ngushtë”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos ndërsa vazhdon të jetë ‘single’ pasi kështu ka deklaruar nëpërmjet intervistave e postimeve të shumta që bën shpesh.

Bebe në media u komentua shumë së fundmi shkak i asaj se kreatorët nuk kishin pranuar për ta veshur në “Grammy” pasi përmasat e saj ishin të mëdha.

Në këtë ngjarje të madhe për dallim nda Dua Lipa, Bebe ishte e nominuar por nuk mori çmim.