Guardiola: Chelsea duhet të ketë besim tek Sarri

Situata e Maurizio Sarrit tek Chelsea është më e keqja që trajneri ka kaluar në vitet e fundit të karrierës së tij...

Chelsea ka regjistruar disa humbje në xhirot e fundit dhe këto rezultate kanë nxitur zëra që flasin për shkarkimin e italianit.

Ishte një humbje 6:0 nga Manchester City që bëri që këto zëra të shpërthejnë, por është pikërisht trajneri i Man City, Pep Guardiola ai që i ka dalë në mbrojtje trajnerit Sarri.

“Situata është pakëz më ndryshe. Në vitin e parë asnjëherë nuk ka pasur dyshime mbi mua. Kurrë nuk e kam parë emrin tim në medie duke u përmendur për një shkarkim” ka thënë Pep.

“Unë erdha këtu të punojë me Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain. Ata më besuan mua dhe unë ju besova atyre. Në  sezonin e parë ishte e vështirë dhe unë thash se na duhet kohë” ka thënë tutje ai.

Guardiol dhe Sarri kanë një miqësi shumë të mirë, dhe këto fjalë Guardiola i ka thënë për të bërë të ditur se skuadra londineze duhet t’i jap kohë italianit.

Manchester City dhe Chelsea do të përballen përsëri, por tash ata do të luajnë në finalen e Kupës Carabao.