Ylli nga Kosova ishte startues dhe luajti për 90 minuta në ndeshjen që Werder Bremen barazoi 1:1 ndaj Sttutgartit.
Radiotelevizioni publik gjerman NDR në raportimin e ndeshjes e ka cilësuar Rashicën si lojtarin e vetëm që shkaktoi rrezik ndaj mysafirëve.
“Në sulm rrezikoi vetëm Rashica. Kosovari kishte dy raste të mira shënimi [minutat 15 dhe 30] dhe me shpejtësinë e tij i shkaktoi probleme mbrojtjes së Stuttgartit”, raporton ky televizion.
Rashica po kalon formë të mirë te Werder Bremen këtë sezon, duke u shndërruar në lojtarin e preferuar te tifozët e skuadrës gjermane.