Mbrojtësi brazilian tashmë ka ndarë mendjen, ai dëshiron të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.
TeleMadrid raporton se lojtari këtë javë është takuar dy herë me drejtuesit e Real Madridit, duke kërkuar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.
30 vjeçari e sheh të ardhmen në Serie A, duke kërkuar të bashkohet me Cristiano Ronaldon te Juventus.
Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, dhe në 333 paraqitje i ka shënuar 25 gola.