Prishtina, Feronikeli e Trepça 89 e mbyllën këtë xhiro duke shënuar fitore, dhe duke e bërë tejet interesante garën për titullin e kampionit.
Feronikeli si lider i tabelës ka arritur që ta mbaj distancën me Prishtinën në dy pikë.
Skuadra e Llapit me disfatën e pësuar nga Feronikeli mbetet tashmë me shtatë pikë larg vendit të parë dhe me pesë pikë larg Prishtinës.
Trepça 89 me fitoren kundër Dritës afrohet në një pikë me Flamurtarin, por akoma nuk është larguar nga zona e rrezikshme që largon nga Superliga.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas xhiros së 19-të.