Publikohet “A jena” nga Nita Latifi

Nita Latifi e ka publikuar projektin e ri muzikor.

Këngëtarja Nita Latifi e ka publikuar këngën e saj më të re me titull “A jena” e cila vjen e realizuar edhe me videoklip nga ImagineFilms.

Për tekstin është kujdesur vetë këngëtarja ndërsa me muzikë është marrë Rzon dhe kënga u mirëprit nga publiku.

Kujtojmë se ajo është tejet e aftë edhe për ‘freestyle’. Javë më parë Nita Latifi bëri ‘freestyle’ ka mahnitur të gjithë. Videoja, në të cilën ajo performon në hip-hop është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë pëlqime të shumta.