Lionel Messi është zgjedhur dribluesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane, duke e lënë rivalin e moçmen, Cristiano Ronaldon, besojeni ose jo, në vendin e 51-të.
Duket se ylli i Barcelonës është duke kryesuar në çdo kategori – duke u bazuar në statistika – deri tani këtë sezon, sepse prin në garë për Këpucën e Artë dhe në garë për asistuesin më të mirë.
Madje edhe në të tridhjetat e tij, Messi nuk po tregon shenja të ngadalësimit dhe bazuar në formën aktuale, mbase duhet të konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.
Është e pabesueshme sesi argjentinasi është në gjendje të shënojë kaq shumë gola – 33 në 32 ndeshje deri tani në të gjitha garat – edhe pse luan më i tërhequr mbrapa dhe i ushqen me topa Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen.
Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES), Messi bën një driblim të suksesshëm çdo 19.2 minuta. Allan Saint-Maximin i Nice renditet i dyti më një driblim të suksesshëm çdo 19.8 minuta.
I treti është Eden Hazardi i Chelseat me një driblim të suksesshëm çdo 21.0 minuta.
Cristiano Ronaldo i Juventusi renditet në vendin e 51-të