Manchester United rrezikon të humbas portierin David De Gea, nëse nuk i ofron një kontratë të re me kushte të reja.
‘The Telegraph’ raporton se De Gea për të qëndruar te Manchester United, po kërkon një kontratë të re e cila do të përputhej me fitimet që realizon Alexis Sanchez, lojtari më i paguar te skuadra nga ‘Old Trafford’.
Bisedimet mes De Gea dhe Manchester United janë bllokuar prej muajsh, dhe 27 vjeçari tashmë u ka bërë të qartë drejtuesve të ‘Djajve të Kuq’ se do të nënshkruajë një kontratë të re nëse ajo do ta bënte lojtarin më të paguar në skuadër.
David de Gea është pjesë e Manchester United prej vitit 2011, dhe deri më tani për këtë skuadër ka regjistruar 265 paraqitje.