‘Mbretërit’ e Bernabeut: Messi, Suarez, Pique, Xavi, Ronaldinho, Dembele…

Barcelona ka shënuar një fitore të madhe prej 0-3 në udhëtim te Real Madrid, për të kaluar në finale të Kupës së Mbretit...

Fitoret e Barcelonës në Bernabeu kanë qenë të shpeshta në 15 vitet e fundit. Liderët e La Ligas kanë arritur që në 15 vitet e fundit të fitojnë 11 ndeshje.

Në këto ndeshje, kanë qenë disa lojtarë që kanë lënë shenjat e tyre, dhe që ‘Marca’ po i konsideron si ‘Mbretër’ të Bernabeut.

Janë lojtarë që në ndeshje të caktuara kanë qenë të jashtëzakonshëm në paraqitjet e tyre, për t’i sjellë fitoret Barcelonës.

Në mesin e këtyre lojtarëve është Xavi Hernandez, për të vazhduar me Ronaldinhon dhe paraqitjen e paharruar të tij në Bernabeu në vitin 2006, ku u duartrokit edhe nga tifozët vendas.

Gerard Pique, Lionel Messi, Luis Suarez dhe së fundi Ousmane Dembele janë në mesin e këtyre lojtarëve që po cilësohen si ‘mbretër’ të Bernabeut me paraqitjet e tyre.

Kujtojmë se Dembele ka pasur një performancë madhështore në fitoren e fundit te Barcelonës, duke realizuar dy asistime.