10 ndeshjet e fundit që do ta vendosin titullin në Premierligë

Liverpool dhe Manchester City po dhurojnë një garë interesante për titull në Premierligë...

Janë këto dy skuadra që po kryesojnë renditjen në Premierligë pas 28 xhirove të zhvilluara.

Kur kanë mbetur edhe dhjetë xhiro deri në fund të sezonit, Liverpool po udhëheq renditjen me 69 pikë, një më shumë se Manchester City.

Tottenham mund të llogaritet jashtë kësaj gare, pasi ka mbetur me 60 pikë në vendin e tretë.

10 xhirot e fundit priten të jenë si ndeshje finale për Liverpoolin dhe Manchester Cityn, që do të kërkojnë t’i fitojnë të gjitha.

Por cila nga këto dy skuadra e ka orarin më të lehtë?

Në fotografinë e mëposhtme mund të shikoni dhjetë përballjet e fundit të të dy skuadrave deri në fund të sezonit.