Antonio Valencia ka vendosur të largohet nga Manchester United, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer, ka bërë të ditur se skuadra nuk do të përdorë opsionin për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.
Valencia i është bashkuar Manchester United nga Wigan në vitin 2009 për 20 milionë euro.
Ai në fanellën e Manchester United ka regjistruar 338 paraqitje.
Solskajer derisa zbuloi lajmin për largimin e tij, i ka thurur lavde reprezentuesit të Ekuadorit, për karrierën dhe besnikërinë e treguar ndaj Manchester United.