Aguero e sheh triumfin e Man Utd ndaj PSG-së si një paralajmërim për skuadrën e tij

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, duket se është pakëz i shqetësuar nga triumfi i Manchester United në Ligën e Kampionëve...

Aguero ka bërë thirrje tek skuadra e tij që te marrin mësim nga eliminimi i Paris Saint Germain, dhe të jenë maksimalisht të fokusuar në ndeshjen e kthimit ndaj Schalke.

“Duke parë rezultatet aktuale, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm” ka thënë Aguero për ‘ESPN’.

“Ne kemi parë gjëra të ndodhin këtë javë dhe na ka ndihmuar ne që të kuptojmë se duhet të jemi të fokusuar në mënyrën se si t’i qasemi ndeshjes së ardhshme” ka thënë tutje argjentinasi.

“Kishte shumë rezultate të papritura. PSG kishte avantazh të mirë, por keni parë se si kaloi United” ka thënë ndër të tjerash ai.

Nga fjalët e Sergio Aguero mund të kuptohet se Manchester City do të luaj me 100 % të seriozitetit në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.