Son ka thënë se shikon të bëhet futbollist i madh, duke e modeluar lojën e tij sipas pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldo.
“E di se të jesh profesionist kërkon më shumë sesa talent. Është sikur idhulli im, Cristiano Ronaldo, i cili punon më shumë sesa talenti që ka” ka thënë Son.
“Shoh shumë lojtarë që nuk kanë mentalitetin, të cilët mendojnë se talenti mjafton. Por, nuk është ashtu. Kërkohet një gjë ekstra” ka thënë tutje jug-koreani.
Son ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet në Premierligë, ku fillimisht pati probleme, por tani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Mauricio Pochettino.