Solari vonohet në konferencën për shtyp, ja çfarë thotë për Mourinhon

Trajneri i Real Madrid është paraqitur me 80 minuta vonesë në konferencën e tij për shtyp....

Santiago Solari ka thënë se ai do të jep gjithçka nga vetja për të rikthyer suksesin tek Real Madrid, edhe për kundër zërave se ai mund të shkarkohet këtë vikend.

“Do të përgjigjem sikur ditën e parë që isha këtu. Ne të gjithë jemi duke kaluar këtu, dhe më e rëndësishmja për secilin trajner dhe skuadër, është ndeshja e radhës. Është një nder t’i shërbesh këtij klubi” ka thënë Solari.

“Këto nuk janë deklarata që duhet të merrem me to. Unë jam trajneri dhe si të gjithë, mundohem të jap më të mirën që kam” ka thënë tutje argjentinasi, referuar zërave për Mourinhon.

“Do të mundohem të bëjë më të mirën, siç kam bërë nga dita e parë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Solari është në cak të sulmeve, pas dy humbjeve radhazi në ‘El Clasico’ dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve, ndaj Ajax.