PSG dëshiron ta mbajë Realin larg prej Neymarit

Paris Saint-Germain është duke tentuar që të mbajë sa më të kënaqur Neymarin me klubin spanjoll.

El Mundo Deoprtivo thotë se PSG po planifikon që të bëjë gjithçka për ta mbajtur të lumtur në klub dhe nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për brazilianin.

Reali thuhet se ka ringjallur interesimin duke kontaktuar me babain e superylli brazilian.

Perezi dëshiron ta marrë Neymarin i cili lidhet shumë me të ardhmen e Ronaldos, pasi që e do brazilianin kur të skadojë kontrata e portugezit.

Neymar besohet se nuk është i kënaqur në Paris dhe është penduar për largimin nga Barcelona, kurse tash dëshiron rikthimin në La Liga.

Neymar dhe Cavani kanë bërë paqe sa i përket penaltive, por Neymar nuk është fare i kënaqur me situatën e tij.

Neymar kryesisht ka vërejtje edhe me tranerin për mos komunikimin e tij me të gjithë bashklojtarët, por Emery do ta mbajë punën e tij edhe për një kohë të pa caktuar për shkak të rezultateve pozitive.

Ngjarjet e fundit vijnë pasi Real Madridi thuhet se ka nisur kontaktet për të realizuar transferimin sensacional të Neymarit.