Guardiola më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij

Mediat evropiane raportojnë se Pep Guardiola është duke u kërkuar nga Juventus.

Pep Guardiola ka bërë të ditur në një intervistë se ai nuk ka plane që të largohet nga Manchester City.

Trajneri spanjoll ka bërë të ditur se ai ka ende plane te skuadra angleze, gjersa ka kërkuar ndryshim të kontratës, përcjell lajmi.net.

Guardiola i ka bërë me dije Manchester Cityt se ai dëshiron të qëndrojë në ‘Emirates’ edhe për katër vite të tjera.

Skuadra angleze është shumë afër ta fitoj titullin e dytë radhazi në Premierligë, andaj kjo gjë mund të bëjë që spanjolli ta fitojë kontratën e re.