Mourinho qesh kur pyetet se për kë bën tifo në derbin Milan – Inter

Milan dhe Inter takohen të dielën për të zhvilluar derbin më të madh lokal që njeh futbolli.

Stadiumi ‘San Siro’, do të jetë arena e përplasjes së dy skuadrave të mëdha nga qyteti i Milanos.

Jose Mourinho, që në të kaluarën e ka përjetuar këtë derbi si trajner i Interit, ka komentuar këtë takim, duke folur për rëndësinë e tij.

“Në fundjavë është derbi i Milanos. Milan-Inter ose Inter-Milan nuk ka ndryshim, është gjithmonë i njëjti stadium, por tifozët e Milanit do të jenë më shumë se ato të Interit këtë radhë”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Është e rëndësishme jo vetëm për shkak se është një derbi, por edhe për katër vendet e para. Juventus është shumë larg, Interi e nisi në fillim te sezonit me qëllim të përfundojë sa më të lart që është e mundur, por tani po luftojnë për të mbajtur pozicionin e katërt”, shtoi ai.

Në pyetjen se për cilën skuadër do të bëjë tifozëllak, portugezi duke qeshur është përgjigjur: “Vërtetë pyesni për këtë? Natyrisht për Interin”.