Allegri me vendim befasues për Ronaldon

Massimiliano Allegri ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e së dielës kundër Genoa...

Juventus, të dielën udhëton në ‘Luigi Ferraris, për t’u takuar me skuadrën e Genoas.

Trajneri italian, Massimiliano Allegri, ka vendosur që për ndeshjen e së dielës ta pushojë Cristiano Ronaldon.

Portugezit i është pushim për ditën e diel.

“Ronaldo ka nevojë për pushim dhe ai nuk do të udhëtojë me skuadrën”, ka deklaruar Allegri.

Ndeshja mes Genoa dhe Juventus luhet ditën e diel me fillim nga ora 12:30