Barca e gatshme ta shes Coutinhon te Man Utd për këtë çmim

Barcelona është e gatshme të heq dorë nga transferimi më i shtrenjtë i tyre, Philippe Coutinho.

‘Goal’ raporton se kampionët e La Ligas do të pranonin një ofertë prej 80 milionë euro për yllin brazilian, Philippe Coutinho.

‘Djajtë e Kuq’ së fundi kanë rritur interesimin për ish lojtarin e Liverpoolit, i cili konsiderohet si një prurje e mirë për projektin e rinovimit të skuadrës.

Por, përkundër dëshirës së Manchester United, shihet i vështirë finalizimi i këtij transferimi, me lojtarin që nuk dëshiron një rikthim në Angli.

Philippe Coutinho do të dëshironte një transferim te PSG, ku do të bashkohej me Neymar, bashkëvendësin e tij.

Barcelona, për kartonin e Coutinhos ka paguar 120 milionë euro në afatin kalimtar dimëror të vitit 2018, shumë kjo që mund të shkojë deri në 160 milionë euro, nëse arrihen të plotësohen disa bonuse.