Danimarka e ‘vjedh’ një barazim në minutat e fundit – Kosova paraqitje të shkëlqyer

Danimarka e ‘vjedh’ një barazim në minutat e fundit – Kosova paraqitje të shkëlqyer

Kosova ka barazuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndaj një kombëtareje të fortë si Danimarka me rezultat 2-2.

Ndeshja ka qenë shumë e mirë për djelmoshat tanë, që asnjëherë nuk janë zënë ngushtë, duke qarkulluar topin nga mbrojtja e lartë.

Kosova ka rrezikuar e para me Arbër Zenelin në minutën e 7-të, ku gjuajtja e tij u prit nga portieri danez.

Muriqi dhe Celina tentuan kombinonin në minutën e 20-të, por pa sukses.

Në minutën e 29-të Muriqi gjuajti bukur, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 42-të. Amir Rrahmani shënoi me kokë pas harkimit të Besar Halimit.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse danezët kishin një rast me Jorgensen.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvedësime për Kosovën, ku Samir Ujkani dhe Edon Zhegrova u futën në fushënë vend të Aro Muriq e Milot Rashicës.

Te Danimarka në fushë u fut Christian Eriksen në minutën e 60-të.

Pas pak minutash ata fituan penallti pas një ndërhyrje të paqëllimshme të Herolind Shalës.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Erkisen.

Por Kosova reagoi menjëherë. Një  kundërsulm i bukur me Zhegrovën, Zenelin dhe Celinën, bën që danezët të mposhten edhe njëherë.

Celina e pranoi topin në zonë për të shënuar për 2-1.

Pas golit danezët luftuan shumë për ta marr një barazim duke radhitur disa gjysmë-raste.

Goli erdhi në kohën shtesë kur Hojgberg shënoi pas një aksioni të bukur të danezëve.

Ndeshja u mbyll 2-2 me një Kosovë që luajti si e barabartë me një kombëtare si Danimarka që është e 10-të në renditjen e FIFA-s.

Tani mendja te ndeshje me Bullgarinë që zhvillohet të hënën.