Të mërkurën kanagjeqin, Gresa Behluli zbulon fustanin që do të veshë në ditën e dasmës

Gresa Behluli po martohet.

Këngëtarja Gresa Behluli po i jep fund beqarisë.

Gazeta Express mëson se ajo të mëkurën e javës së ardhshme do të bëjë festën e kanagjeqit, festë kjo e vajzave para martesës.

Gresa kaagjeqin do ta mbajë në qytetin e Prizrenit

Ndërsa pak ditë para kanagjeqit, Gresa ka zbuluar edhe pak nga fustani që ajo do të veshë në ditën e dasmës së saj.

Ka qenë motra e saj, Agnesa, e cila përmes një foto ka treguar fustanin që Gresa do të veshë në ditën e saj të rëndësishme.

Gresa tash e sa kohë është e fejuar, ndërsa lidhjen e saj e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë nga publiku.